Lidhje

Aleanca Liberale e Malit të Zi tërheq mbështetjen - 2002-03-21


Partia Aleanca Liberale e Malit të Zi tërhoqi mbështetjen për koalicionin në pushtet të republikës në shenjë proteste ndaj marrëveshjes së arritur kohët e fundit për risktrukturimin e federatës jugosllave.

Udhëheqësi i partisë, Miodrag Zhvikoviç, u tha dje gazetarëve se marrëveshja përbën një tradhëti ndaj shpresave për një pavarësi të vërtetë për Malin e Zi. Partia Aleanca Liberale, e cila mbështet me forcë pavarsinë, nuk ishte anëtare e koalicionit qeveritar, por deri tani ka mbështetur qeverinë e kryeministrit Vujanoviç në parlamentin e vendit, duke e mbajtur atë në pushtet. Nuk është e qartë nëse trani qeveria do të mund të qendrojë në pushtet.

Udhëheqësit serbë dhe malazesë nënshkruan marrëveshjen javën e kaluar në Beograd, sipas së cilës federata ristrukturohet duke u dhënë të dy republikave autonomi më të madhe në kuadër të një vendi me emrin Serbia dhe Mali i Zi. Marrëveshja u siguron malazesëve alternativën për të kërkuar pavarësi të plotë pas tre vjetësh.

XS
SM
MD
LG