Lidhje

Musharraf: lufta kundër terrorit duhet fituar - 2002-03-23


Presidenti pakistanez, Pervez Musharraf, thotë se lufta kundër terrorizmit duhet të fitohet me çdo kusht. Gjatë fjalimit të transmetuar në televizion me rastin e ditës kombëtare të Pakistanit, gjenerali Musharraf tha se agjencitë pakistaneze të zbulimit duhet të paralajmërojnë publikun për sulme terroriste dhe t’i parandalojnë ato dhe jo të njoftojnë pasi të kenë ndodhur.

Presidenti Musharaf i bëri këto komente ndërkohë që shumë familje amerikane po përgatitetishin të largohen nga Pakistani, si pasojë e sulmit vdekjeprurës me granada të dielen e kaluar në një kishë protestante në Islamabad. Ndërkohë, dhjetra udhëheqës të opozitës pakistaneze u arrestuan dje në gjithë vendin, ndërkohë që forcat policore parandaluan tubimet, në të cilat bëhej thirrje për përmbysjen e gjeneralit Musharaf.

XS
SM
MD
LG