Lidhje

Vatikan, e Djela e Larit - 2002-03-24


Në qytetin e Vatikanit, gjunjët e prekura nga rehumatizma e detyruan Papën Gjon Pali i Dytë ta reduktonte pjesëmarrjen e tij në shërbimet fetare të së Djelës së Larit për herë të parë qëkur ai erdhi në krye të Kishës Katolike. E Djela e Larit shënon fillimin e javës së shenjtë për të krishterët, periudha më e rëndësishme e vitit liturgjik, e cila i paraprin Pashkëve të djelën e ardhshme. Papa 81-vjeçar lexoi sot lutjet e hapjes në Kishën e Shën Pjetrit nga një kolltuk, duke qendruar më këmbë vetëm për pak minuta gjatë shërbimit të gjatë. Në vend të Papës, meshën e tha kardinali Camillo Runi.

XS
SM
MD
LG