Lidhje

Washington: Sadam Hussein vazhdon të jetë kërecënim - 2002-03-25


Nënpresidenti Dick Cheney thotë se Washingtoni është serioz lidhur me përpjekjet për zgjidhjen e problemit të kërcënimit që paraqet presidenti irakian, Saddam Hussein. Nën-presidenti Cheney theksoi se problemi nuk është thjeshtë kundërshtimi i Bagdadit për të lejuar kthimin e inspektorëve ndërkombëtarë të armëve në Irak. Ai tha se presidenti Hussein ka armë biologjike, ai ka përdorur armë kimike dhe po bën përpjekje për të siguruar armë bërthamore.

Zoti Cheney tha se kjo përbën një shqetësim të madh për 11 vendet e Lindjes së Mesme që ai vizitoi kohët e fundit, megjithëse shumë prej tyre kundërshtojnë çdo veprim ushtarak amerikan kundër Irakut. Ndërkohë, udhëheqësi i shumicës republikane në Dhomës e Përfaqësuesve të Kongresit, Dick Armey, tha se nuk mendon që presidenti Bush ka nevojë të këshillohet me Kongresin para se të ndërmarrë një sulm ushtarak kundër Irakut.

XS
SM
MD
LG