Lidhje

Kalendari Historik 23 mars - 2002-03-25


Më 23 mars, 1775, ligjvënësi i zjarrtë pro demokracisë nga shteti i Virxhinas, Patric Henry, bëri një deklaratë që la jehonë në historinë amerikane. Zoti Henry ishte një mbrojtës i shquar për veprime të përbashkëta mes kolonive kundër tiranisë britanike, siç shprehej ai. Në një mbledhje në Richmond të Virginias, ai kërkoi me këmbëngulje që Virginia të bashkohej me veriorët që luftonin për pavarësinë nga Britania e Madhe. Ai u bënte thirrje virxhinasve që të rrëmbenin armët dhe të luftonin me çdo kusht për lirinë. Shprehja e tij “liri a vdekje” u bë frymëzim për amerikanët e kohës së tij, por ajo ka lënë jehonë edhe në ditët tona. Ashtu siç shpresonte Patrick Henry, Virginia u bashkua në luftën e kolonive kundër Britanisë.

Më 23 mars të vitit 1942, qeveria amerikane filloi shpërnguljen me forcë nga brigjet perëndimore të Shteteve të Bashkuara të rreth 120 mijë banorëve me prejardhje japoneze. Kjo masë u morr tri muaj e gjysmë pasi Japonia sulmoi pabesisht flotën amerikane të Paqësorit në Gjirin e Perlave në Hawaii. Vendimi i qeverisë amerikane për t’i izoluar japonezo- amerikanët nëpër kampe internimi u mbështet në frikën se disa prej tyre mund të ishin informatorë dhe sabotatorë. Ish kongresmeni i Kalifornisë, Norman Mineta, ishte fëmijë kur familja e tij u shpërngul dhe u dërgua në një nga dhjetë kampet e zonave të thella perëndimore. Ai thotë se internimi i japonezo-amerikanëve përbën një dështim kushtetutor dhe shpjegon se “kur japonezët sulmuan në Gjirin e Perlave, ata e sulmuan edhe atë si shtetas amerikan. Sulmi japonez nuk justifikon dështimin e qeverisë amerikane që të mbrojë shtetasit e saj në përputhje me kushtetutën, thekson ai. Ish kongresmeni Norman Mineta ishte ndërmjet atyre ligjvënësve amerikanë që e bënë kongresin të miratonte fonde për të dëmshpërblyer japonezo-amerikanët për çfarë humbën gjatë periudhës së internimit.

XS
SM
MD
LG