Lidhje

Intervistë me Larry Butler - 2002-03-26


Ambasadori amerikan në Maqedoni shprehu zhgënjim që dhuna ende vazhdon dhe që forca të caktuara nuk kanë besim tek përpjekjet politike për zgjidhjen e problemeve etnike.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer që dhuna vazhdon. Me sa duket në Maqedoni ka ende persona që nuk e kanë marrë mesazhin se marrëveshja kornizë është mjeti më i mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike. Ali Ahmeti dje në një intervistë për Zërin e Amerikës e shprehu qartë mbështetjen e tij për marrëveshjen e Ohrit duke u bërë thirrje gjithë shqiptarëve të tregojnë zgjuarësi politike dhe të punojnë për paqen. Ky është i njejti mesazhi që Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar po përcjellin qartazi në Maqedoni.

Raste të tilla dhune tha ambasadori Butler, janë plotësisht të pajustifikueshme. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë të punojnë për përmirëpsimin ekonomik të vendit të tyre dhe të mos harxhojnë kohën me armë nëpër kodra.

“Nuk dua të spekulloj se ç’mund të ndodhë në të ardhmen mes vetë komunitetit shqiptar. Incidenti i djeshëm ishte e qartë se ishte mes vetë shqiptarëve. Forca ndërkombëtare ndërhyri për të ruajtur qetësinë. Raste të tilla dhune janë plotësisht të pajustifikuara dhe për Shtetet e Bashkuara ato janë të pakuptueshme. Partitë politike shqiptare dhe grupet e tjera në Maqedoni kanë treguar maturi politike për rikthimin e jetës normale. Ne u bëjmë thirrje gjithë qytetarëve t’i mbështesin ato dhe të punojnë për përmirësimin ekonomik të vendit dhe të mos harxhojnë kohën e tyre me armë nëpër kodra.”

XS
SM
MD
LG