Lidhje

Vrasësi francez vret veten - 2002-03-27


Policia franceze thotë se personi i cili dje vrau 8 anëtarë të një këshilli bashkiak në periferi të Parisit kreu vetvrasje. Sipas policisë, personi, i quajtur Richard Durn kërceu nga dritarja e stacionit të policisë ku mbahej për t’u marrë në pyetje nga autoritetet.

Dje në mëngjes, ai hapi zjarr qetësisht në drejtim të anëtarëve të bashkisë së qytetit Nanterre, duke vrarë 8 prej tyre dhe plagosur 19 të tjerë, kur ata sapo kishin mbaruar mbledhjen. Pas incidentit ai u arrestua dhe u mor në pyetje nga policia, e cila tha se ai kishte pasur në plan të vriste veten pasi të kishte vrarë anëtarët e këshillit bashkiak.

XS
SM
MD
LG