Lidhje

Izraeli vazhdon inkursionin - 2002-03-31


Trupat izraelite dhe tanket morrën nën kontroll qytetin më të madh në Bregun Perendimor, Nablusin dhe kampet e refugjatëve aty pranë ndërkohë të vazhdon për të shtatën ditë ofensiva ushtarake kundër zonave të kontrolluara nga palestinezët.

Helikopterët luftarakë fluturonin mbi zonë, ndërkohë që forcat izraelite hynë në qytet, nën zjarrin e rëndë të armëve automatike. Nga luftimet e djeshme në Bregun Perendimor u vranë të paktën 12 palestinez dhe një ushtar izraelit.

Në Betlehem njoftime të reja thonë se forcat izraelite shpërthyen derën e një murri rrethues të kishës së lindjes së jezu krishtit, ku ishin strehuar rreth 200 persona përfshi disa luftëtarë palestinez. Ushtria izraelite e mohon këtë njoftim.

Bashkimi Evropian me mision urgjent në Lindjen e Mesme

Një delegacion i Bashkimit Evropian filloi sot një mision urgjent diplomatik në Lindjen e Mesme me qëllim që ti jepet fund dhunë israelito-palestineze. Delegacioni, i udhëhequr nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Javier Solana dhe ministri i jashtëm spanjoll Josep Pique, presidenti i tanishëm i bashkimit evropian, do të takohet me kryeministrin izraelit Ariel Sharon. Por Izraeli thotë se nuk do të lejojë të dërguarit evropian të takohen me udhëheqësin palestinez Yasser Arafat, i cili është i rrethuar në Ramallah. Ndërkohë Shtëpia e Bardhë tha dje se presidenti Bush do të pranonte rifillimin e bisedimeve politike midis Israelit dhe palestinezëve para se të dyja palët të bien dakort për një armëpushim.

XS
SM
MD
LG