Lidhje

Jugosllavia duhet të bashkëpunojë - 2002-04-09


Parlamenti i Jugosllavisë pritet të miratojë sot një ligj, në bazë të të cilit, të akuzuarit për krime lufte do t’i dorëzohen gjykatës ndërkombëtare për krimet e luftës në Hagë.

Qeveria jugosllave miratoi dje njëzëri një projektligj, që parashikon ekstradimin e personave të akuzuar për krime lufte nga kjo gjykatë. Miratimi i ligjit, siç pritet, konsiderohet si përpjekje nga ana e Jugosllavisë për të siguruar vazhdimin e ndihmës amerikane.

Kongresi amerikan pezulloi miliona dollarë ndihma për Beogradin, pasi autoritetet jugosllave nuk respektuan afatin, që skadoi më 31 mars, për të treguar bashkëpunim me gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës. Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell shtyu marrjen e vendimit në se Jugosllavisë do ti ndërpriten plotësisht ndihmat.

XS
SM
MD
LG