Lidhje

Japonia do të marr kompesime për incidentin e fundosjes - 2002-04-10


Një qeveri lokale në Japoni nënshkroi një marrëveshje me marinën amerikane për të marë kompensime për fundosjen aksidentale, vitin e kaluar, të një anije peshkimi japoneze nga një nëndetëse amerikane.

Një zyrtar amerikan në Tokio tha se marrëveshja e nënshkruar sot hap rrugën për pagimin e më shumë se 11 milion dollarëve qeverisë së provincës jug-perëndimore Ehime, ku e kishte bazën anija japoneze, që u fundos. Nëntë veta në bordin e anijes Ehime Maru, humbën jetën kur nëndetësja U-S-S Greeneville doli mbi sipërfaqe në vendin ku po lundronte anija e peshkimit dhe e goditi atë, duke shkaktuar fundosjen e saj.

Aksidenti ndodhi në shkurt të vitit të kaluar në brigjet e Hauait. Lajmet bëjnë të ditur se bisedime të tjera për kompensime po zhvillohen midis marinës amerikane dhe familjeve të 9 viktimave.

XS
SM
MD
LG