Lidhje

I akuzuari për vrasjen e Hajdarit deklaron - 2002-04-10


Një nga të akuzuarit për vrasjen e deputetit Azem Hajdari më 12 shtator të vitit 1998, Ismet Haxhia deklaroi sot në sallën e gjyqit gjatë seancës së mbrojtjes se Shërbimi Informativ kombëtar, ka patur në plan eleminimin fizik të ish presidentit Sali Berisha, të cilën do t’ia faturonte më pas tre vëllezërve Haxhia. I akuzuari Ismet Haxhia tha se është kontaktuar nga përfaqësues të shërbimeve sekrete, të cilët, sipas tij, i kanë thënë se ish presidenti Berisha kishte ngritur një grup për vrasjen etij dhe vëllezërve të tij. Në këtë mënyrë, sipas tij, eleminimi i ish presidentit Berisha në mitingun e Vlorës në maj të 1998, do të quhej vepër hakmarrëse e vëllezërve Haxhia, të cilëve u ishte ofruar, po sipas Ismetit, edhe një armë snajper.

Kjo është një nga deklaratat më të rënda të bëra gjatë procesit Hajdari, i cili ka nisur që prej një viti. Prokuroria ka kërkuar tashmë burgim të përjetshëm për Jaho Salihin dhe nga 20 vjet për katër të akuzuarit e tjerë. Sot në Tiranë po zhvillohet seanca e mbrojtjes pas të cilës trupi gjykues do të tërhiqet për të dhënë vendimin.

XS
SM
MD
LG