Lidhje

Parlamenti shtyn çështjen për heqjen e imunitetit të Dritan Priftit - 2002-04-10


Komisioni parlamentar i Mandateve dhe Imuniteteve vendosi sot të shtyjë edhe për dy muaj të tjerë shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish drejtorit të Korporatës Energjitike, deputetit Dritan Prifti.

Ky vendim erdhi pas kërkesës të zotit Prifti, i cili sapo është kthyer në Shqipëri nga një operacion i vështirë dhe ka deklaruar me anë të një letre se e ka të pamundur të paraqitet pranë komisionit për të dhënë shpjegime. Në letrën e tij sërish zoti Prifti e quan politik veprimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ish drejtori i Korporatës Energjitike akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas hetimeve, nga blerjet e energjisë gjatë fundit të vitit 2000 deri vitin e kaluar, shtetit i është shkaktuar një dëm prej afër 4 milion dollarësh.

XS
SM
MD
LG