Lidhje

TAKIMI POWELL-SHARON - 2002-04-12


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, takohet sot me kryeministrin izraelit, Ariel Sharon, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund dhunës në Lindjen e Mesme.

Sekretari Powell thotë se bisedimet do të prëqendrohen në një afat për tërheqjen e trupave izraelite nga zonat e sapo pushtuara palestineze. Izraeli ka premtuar se do ta përshpejtojë tërheqjen, por forcat e tij do të qendrojnë në katër qytetet kryesore palestineze.

Pritet që zoti Powell të zhvillojë bisedime nesër me udhëheqësin palestinez, Jaser Arafat, në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.

Sekretari Powell mbërriti në Izrael dje nga Amani, ku pati një takim me mbretin Abdullah të Jordanisë. Në një deklaratë të qeverisë jordaneze thuhet se mbreti Abdullah i bëri thirrje sekretarit Powell ta shtojë trysninë ndaj Izraelit për një tërheqje trupash.

Në një konferencë shtypi, ministri i Jashtëm jordanez, Marwan Musasher, shprehu besim në misionin sekretarit Powell. Ai tha se Jordania kërkon të punojë me Shtetet e Bashkuara dhe Egjiptin për krijimin e një alternative të besueshme ndaj dhunës në Lindjen e Mesme.

Pyetjes nëse ritmi i tërheqjes izraelite përbënte një fyerje për presidentin Bush, shefi i diplomacisë amerikan u përgjigje duke thënë se jo, por shtoi se presidcenti Bush do të dëshironte të shihte përparim më të madh në këtë drejtim

XS
SM
MD
LG