Lidhje

Shqetësim për inflacion - 2002-04-12


Tre mujori i parë i këtij viti ka shënuar një rritje të ndjeshme të cmimeve të konsumit në Shqipëri. Sipas raportit të Këshillit Mbikqyrës së Bankës Qendrore, inflacioni ka arritur në 7.6 për qind, ndërkohë që parashikimi mesatar vjetor është në nivelet 2 deri 4 përqind. Ajo që e bën më shqetësuese këtë situatë është fakti se pothuajse nuk ka asnjë shenjë treguese se cmimet e larta në vend do të pësojnë ulje.

Një ndër shkaqet kryesore të kësaj gjendje konsiderohet, situata e paqëndrueshme politik në vend e cila ka shtuar pasigurinë e tregtarëve duke u pasqyaruar në rritjen e cmimeve. Po ashtu edhe kriza energjitike dhe cmimi i rritur i energjisë ka sjellë një reaksion zinxhir në treg, pasojat e të cilit vazhdojnë të shtrihen në të gjthë sektorët. Efekte negative dha edhe paniku i përhapur për falimentimin e mundshëm të Bankës së Kursimeve. Sasi të mëdha të depozitave në monedhën lokale, u tërhoqën. Të konvertuara ato janë afër 30 milion dollarë amerikanë.

Të gjithë këta faktorë, mund të mbajnë sipas Bankës një tendencë në rritje të infalcionit duke rënduar këshu direkt mbi buxhetin e varfër të familjeve shqiptare.

XS
SM
MD
LG