Lidhje

Powell shtyn takimin me zotin Arafat - 2002-04-12


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, shtyn takimin e planifikuar për sot me udhëheqësin palestinez, Jaser Arafat.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se takimi mund të mbahet nesër. Mirëpo, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit se sekretari Powell pret që zoti Arafat të dënojë shprehimisht shpërthimin e djeshëm vetëvrasës në Izrael.

Një grua hodhi veten në erë në një zonë tregtare në qendër të Jeruzalemit, duke vrarë 6 veta. Deri tani, nuk janë bërë deklarata zyrtare as nga zoti Arafat dhe as nga Autoriteti Palestinez dhe Shtëpia e Bardhë njoftoi se e ka lënë në dorë të sekretarit Powell të vendosë nëse të takohet apo jo me zotin Arafat.

Departamenti i Shtetit njoftoi se sekretari Powell do të takohet sot me zyrtarë të ndihmave të agjencivew të OKB-së dhe të Kryqit të Kuq për diskutime rreth gjendjes humanitare në Bregun Perëndimor.

Po dje, zoti Powell u tha gazetarëve në Jeruzalem se Shtetet e Bashkuara presin vepra dhe jo vetëm fjalë nga kryetari Arafat. Ai tha gjithashtu se Izraeli duhet të kalojë përtej përgjigjes ndaj sulmeve terroriste të kthehet në tryezën e bisedimeve me palestinezët.

Sekretari Powell i bëri thirrje Sirisë si edhe vendeve të tjera me ndikim ndaj organizatës Hezbollah të Libanit që ta detyrojnë këtë grup t’i ndalojë sulmet kundër qyteteve dhe forcave izraelite përgjatë kufirit me Libanin.

Ai theksoi se kësto sulme mund të zgjerojnë konfliktin në Lindjen e Mesme me pasoja shkatërrimtare, siç u shpreh ai.

XS
SM
MD
LG