Lidhje

Chavez përsëri në fuqi - 2002-04-13


Kompania shtetërore e naftës në Venezuelë njofton se prodhimi i naftës po i afrohet kuotave normale, pas trazirave politike që tronditën këtë vend dhe që luhatën çmimet botërore të naftës.

Një zëdhënës i kompanisë tha se deri të mërkurën prodhimi i naftës do të arrijë shifrat normale. Tregjet ndërkombëtare të naftës u tronditën të premten kur gjeneralët rrëzuan preisdentin e Venezuelës Hugo Chavez.

Dje, pas një proteste të përkrahësve të tij, presidenti Chavez erdhi përsëri në pushtet dhe menjëherë njoftoi shkarkimin e disa anëtarëve të bordit drejtues të kompanisë së naftës. Emërimi i tyre u bë shkak për grevën e sektorit të naftës dhe ndërprerjen e prodhimit që çoi në rrëzimin për pak kohë nga pushteti të presidentit Chavez. Venezuela zë vendin e 4, si vendi më i madh eksportues i naftës në botë.

XS
SM
MD
LG