Lidhje

Italianët në grevë - 2002-04-16


Miliona anëtarë të sindikatave italiane filluan një grevë njëditëshe për të protestuar kundër reformave, që e bëjnë më të lehtë pushimin e punëtorëve nga puna.

Greva e cila do të zgjasë tetë orë, u organizua nga tre prej sindikatave më të mëdha të Italisë. Ajo është greva më e madhe në 20 vitet e fundit dhe synon paralizimin e krejt vendit. Sindikatat po protesojnë kundër propozimeve qeveritare që zbusin rregullat të cilat u kërkojnë bizneseve të rikthejnë në punë çdo njeri të pushuar pa të drejtë.

Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, thotë se reformat janë e vetmja rrugë që vendi të mund të ruajë aftësitë konkurruese në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG