Lidhje

UNMIK ndalon hyrjen e emigrantëve turq - 2002-04-16


Zyrtarët e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë njoftuan se kanë parandaluar rreth 130 emigrantë nga Turqia të vazhdojnë rrugën e tyre për në Evropën Perëndimore në atë që është quajtur operacioni më i madh kundër trafikimit të njerzve në Kosovë.

Një zëdhënës i këtij Misioni Andrea Angeli tha se rreth 150 shtetas turq kanë arritur në aeroportin e Prishtinës me një fluturim të rregullt nga Stambolli, mirëpo asnjëri syresh nuk kishte vizë për të vazhduar rrugëtimin e mëtejshëm. Zoti Angeli tha se “dis nga udhëtarët kanë pohuar se u kanë paguar nga 3 mije euro, që është e barabartë me rreth 2 mijë e 600 dollarë amerikan, një organizate apo individëve në Stamboll për t’i dërguar në Evropë”. Vetëm 22 veta janë lejuar të hyjnë në Kosovë, ndërsa 112 të tjerë janë riatdhesuar menjëherë. 21 shtetas turq po mbahen në aeroportin e Prishtinës në pritje të riatdhesimit gjatë ditëve të ardhshme. Dy shtetas turq dhe dy shqiptarë janë identifikuar si trafikantë dhe kundër tyre kanë filluar hetimet, tha zoti Angeli por pa shpalosur hollësi të tjera rreth këtij rasti. Autoritetet pohojnë se Kosova si një vend ku shtetasve të huaj nuk u kërkohen vizat e hyrjes shpesh është parë si bazë e mirë nga emigrantët e paligjshëm për të kaluar në Evropën perëndimore kryesisht duke vazhduar rrugëtimin e tyre nëpërmjet Shqipërisë. Zoti Angjeli tha se ka pasur raste të tilla të ardhjes së qytetarëve turq por edhe qytetarëve nga vende tjera të Azisë dhe Afrikës të cilëve u është ndaluar hyrja në Kosovë, por ky është rasti më i madh që është zbuluar nga autoritetet e Misionit të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG