Lidhje

Banka e Kursimeve i afrohet privatizimit - 2002-04-18


Dy banka italiane dhe një austriake janë përzgjedhur si kandidatet që do të konkurojnë me njëra tjetrën në procesin e privatizmit të Bankës së Kursimeve. Intesa BCI, San Paolo IMI dhe Bank of Austria kanë kapërcyer fazën parakualifikuese. Brenda 17 qershorit të këtij viti, ato duhet të paraqesin ofertat e tyre për blerjen e aksioneve. Në përfundim të fazës së dytë, do të jetë Këshilli i Ministrave që do të miratojë përfundmisht mbylljen e procesit të privatimit të Bankës së Kursimeve dhe shpalljen e investitorit strategjik.

Banka e Kursimeve është banka më e madhe në vend e cila zotëron dërrmuese të depozitave dhe dominon në tregun e bonove të Thesarit. Për blerjen e aksioneve të saj janë interesuar edhe BERZH (Banka europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe IFC ndersa mendohet që një paketë aksionesh ti ofrohet biznesit shqiptar.

Javët e fundit Banka e Kursimeve u përfshi nga një panik i përhapur për falimentimin e mundshëm të saj. Dyndja e klientëve në shumë qytetet të vendit u pasua me tërheqjen e afër 5 përqind të depozitave, me një vlerë prej rreth 30 milion dollarë. Por drejtuesit e bankës dhe të institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri siguruan se nuk ka asnjë rrezik për Bankën e Kursimeve dhe se depozitat e saj janë plotësisht të garantuara.

XS
SM
MD
LG