Lidhje

Diskutohen marrëdhëniet Nato-Rusi - 2002-04-18


Natoja ra dakord të mbajë një takim të posaçëm të nivelit të lartë me Rusinë në Romë nga fundi i muajit të ardhshëm, me kusht që të arrihet një marrëveshje mbi këshillin e ri Nato-Rusi. Pritet që dy palët ta përfundojnë marrëveshjen në një takim të ministrave të jashtëm të Rusisë dhe të 19 vendeve të Natos në Islandë më 14 dhe 15 maj.

Këshilli i ri do të lejojë që Rusia të marrë pjesë në takime si partner i barabartë me vendet e tjerë të aleancës dhe të thotë fjalën e saj për çështje konkrete të sigurimit. Natoja është përpjekur të forcojë lidhjet me Rusinë që pas sulmeve të shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara kur Moska mbështeti me forcë përpjekjet perëndimore kundër terrorizmit ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG