Lidhje

Takimi i Shtatëshes - 2002-04-20


Zyrtarë të financave të vendeve më të pasura të botës thonë se ekonomia botërore po shkon drejt rimëkëmbjes, por ata përmendën edhe rritjen e çmimeve të naftës si kërcënim ndaj rimëkëmbjes.

Grupi i Shtatshes e bëri këtë komunikatë përgjithësisht optimiste dje, pas një takimi në Washington.

Zyrtarë të grupit thonë se edhe ekonomia në amulli e Japonisë mund të kërcënojë rimëkëmbjen e ekonomisë botërore. Ata shprehën shqetësim edhe rreth gjendjes ekonomike në Argjentinë.

Zyrtarë të Grupit të Shtetshes ranë dakord të përmirësojnë bashkëpunimin në përpjekjet për të bllokuar financimin për terroristët.

Sekretari amerikan i Thesarit, Paul O’Neill, tha se zrtarët ngushtuan, por nuk eliminuan mospajtimet rreth një propozimi amerikan për të shndërruar në ndihma një numër më të madh huash nga Banka Botërore.

Takimi i Shtatshes u zhvillua ndërkohë që në Uashington po mbahen këtë fundjavë mbledhjet e Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG