Lidhje

Izraeli fillon tërheqjen - 2002-04-20


Tanke dhe autoblinda izraelite filluarn tërheqjen nga disa pjesë të qytetit Ramallah dhe Nablusi, pas një pushtimi prej disa javësh që nxiti luftime me ekstremistë palestinezë dhe çoi në kritika ndërkombëtare rreth përmasave të forcës së përdorur në këtë fushatë.

Tërheqja filloi dje në Ramallah, i cili u mbajt krejtësisht i pushtuar për disa javë, dhe vazhdoi në orët e para të mëngjezit në Nablus, qyteti më i madh palestinez në Bregun Perëndimor.

Tanke izraelite vazhdojnë të qendrojnë përreth selisë së zotit Arafat në Ramallah dhe në periferitë e qytetit, si edhe jashtë kampit të shkatërruar të refugjatëve në Xhenin.

Izraeli po kërkon t’i dorëzohen personat e akuzuar për vrasjen e një ministri izraelit, si kusht për heqjen e rrethimit ndaj selisë së zotit Arafat. Zyrtarë palestinez thonë se janë të gatshëm t’i nxjerrin të akuzuarit para oreganeve të drejtësisë, por nuk pranojnë t’ia dorëzojnë Izraelit lidhur me vrasjen në tetor të ministrit të Turizmit, Rehavam Zeevi.

Forcat izraelite vazhdoojnë të mbajnë të rrethuar edhe Kishën e Lindjes së Krishtit në Bethlehem, ku zyrtarë palestinezë thonë se atyre që janë strehuar në kishë po u shterohen rezervat ushqimore dhe uji. Izraelit thotë se 30 ekstremistë të kërkuar janë mes atyre që janë strehuar në Kishë.

Tërheqja nga Ramallahu dhe Nablusi filloi pas një fushate intensive ushtarake tre javëshe në Bregun Perëndimor për të çrrënjosur terroristët përgjegjës për shpërthimet e fundit vetëvrasëse.

Ballafaqimi në Kishën e Lindjes së Krishtit filloi pak pas fillimit të këtyre operacioneve ushtarake. ushtrisë.

XS
SM
MD
LG