Lidhje

Powell: tërheqja e Izraelit po vazhdon sipas planeve - 2002-04-21


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, tha se tërheqja e Izraelit po vazhdon sipas planeve.

“Jam i kënaqur sepse tërheqja duket se po ecën mirë dhe po arrin në nivelin, që zoti Sharon më tha se do të arrinte nga fundi i kësaj jave”, tha zoti Powell.

Gjatë një interviste për stacionin televiziv NBC, Sekretari tha se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një tërheqje të plotë izraelite. Por shtoi se e kupton se rrethanat në Betlehem dhe Ramallah ku Yasser Arafat vazhdon të jetë i rrethuar në selinë e tij, janë të jashtëzakonshme.

Zoti Powell sugjeroi se mbase Izraeli duhet t’i lehtësojë masat shtrënguese ndaj udhëheqësit palestinez.

”Mendoj se herët a vonë, atij duhet t’i lejohet të përdorë mjetet e kontrollit dhe të komunikimit me të tjerët. Kështu që mendoj se duhet ta zgjidhim këtë problem”, tha sekretari i shtetit.

Ai shtoi se nuk ka plane të afërta për t’u rikthyer në rajon, por tha se pret të shkojë atje në një të ardhme jo të largët.

XS
SM
MD
LG