Autoritetet e UNMIK-ut në qytetin e ndarë të Mitrovicës thanë se gjatë javës së ardhshme, në pjesën veriore të këtij qyteti, mund të rivendosen strukturat e administratës ndërkombëtare.
Por përfaqësuesit serbë thonë se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë po qe se nuk lirohen bashkëkombasit e tyre të arrestuar gjatë trazirave të dhunshme të kohëve të fundit.
Ndërkaq, shqiptarët, nga ana e tyre, kërkojnë masa energjike nga bashkësia ndërkombëtare.