Lidhje

Sharon: përfundoi faza e parë - 2002-04-21


Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon, thotë se faza e parë e ofensivës izraelite në Bregun Perëndimor ka marrë fund, tani që forcat e tij janë tërhequr nga Nablusi dhe nga pjesa më e madhe e qytetit Ramallah. Por zoti Sharon tha se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë me një metodë tjetër, rreth së cilës ai nuk dha hollësi.

Izraeli thotë se forcat e tij do të ruajnë një kordon të fortë ushtarak rreth qyteteve palestineze për të evituar sulmet kundër izraelitëve. Zyrtarët palestinezë thonë se tërheqjet e trupave janë një mashtrim dhe se forcat izraelite vazhdojnë të kontrollojnë zonat palestineze. Trupat izraelite ende mbajnë të rrethuar kompleksin e udhëheqësit palestinez Yasser Arafat në Ramallah si dhe Kishën e Lindjes së Krishtit në Betlehem ku janë ngujuar 200 palestinezë.

XS
SM
MD
LG