Lidhje

Kalendari Historik 22 prill - 2002-04-22


Më 22 prill të vitit 1937 lindi në Neptune të shtetit New Jersey, Jack Nicholson, që u bë aktori më i njohur në historinë e filmave amerikanë. Në fillim të karrierës së tij, Nicholson luajti role pak të njohura në teatër, filma televizivë dhe në ata kinematografikë me aksion, si dhe në filma të frikshëm. Nicholson fitoi më tepër vëmendjen e publikut në vitin 1969, me rolin e dorës së dytë të gjykatësit në filmin tepër të njohur ”Easy Rider”. Në filmat që luajti më pas, ai u dallua për interpretimin e roleve kryesore si në komedi, ashtu edhe në drama. Nicholson u bë aktor i preferuar si për publikun, ashtu edhe për disa nga kritikët e kinematografisë, prandaj ai ka marrë 3 çmime Oscar, fillimisht për portretizimin e një pacienti me të meta mendore, në filmin ”One flew over the Cuckoo nest” në vitin 1975; më pas në vitin 1983, për interpretimin e rolit të dorës së dytë në filmin ”Terms of Endearment’, si dhe në vitin 1997, për interpretimin e personazhit të një shkrimtari të pakënaqur në komedinë romantike ”As good as it gets”. Jack Nicholson vazhdon të jetë një yll i shquar i skenës amerikane edhe sot, pas më tepër se katër dekadash të karrierës së tij të suksesshme.

32 vjet më parë, më 22 prill të vitit 1970, veprimtarë dhe shtete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, organizuan një mbrëmje vallëzimi për nder të planetit tonë dhe e quajtën ”Dita e Tokës”. Kështu, për të parën herë, ngrihej shqetësimi për problemet e mjedisit. Në Avenunë e Pestë të New Yorkut me këtë rast u zhvillua një paradë dy-orëshe. Me këtë rast, më tepër se 10 milionë nxënësve të shkollave amerikane iu dhanë orë të veçanta mësimi për mjedisin, ku theksohej rëndësia e mbrojtjes së mjedisit; edhe Kongresi Amerikan i pezulloi punimet, në mënyrë që anëtarët e tij të të mund të merrnin pjesë në veprimtaritë e organizuara në shtetet përkatëse me rastin e Ditës së Tokës. Po atë ditë, rreth 10 mijë vetë u mblodhën në lëndinën përpara Monumentit të Washingtonit në kryeqytetin amerikan, për t’i bërë thirrje qeverisë të ndërmarrë hapa më të fuqishëm në drejtim të mbrojtjes së mjedisit. Që nga viti 1970, kur filloi për herë të parë të festohet Dita e Tokës, ajo vazhdon të festohet çdo vit në vende të ndryshme të botës me aktivete të ndryshme. Këtë vit, pritet që në veprimtaritë e organizuara me rastin e ditës së tokës të marrin pjesë 500 milionë njerëz. Lëvizjen për Mbrojtjen e Mjedisit e përkrahin njerëz nga të gjith shtresat e popllsisë: mësues, studentë, artistë, politikanë dhe qytetarë të thjeshtë. Ajo që filloi në vitin 1979 thjesht si një lëvizje për mbrojtjen e ujit, ajrit dhe burimeve të tjera natyrore, sot është zgjeruar dhe ka marrë përmasat e një rryme të përgjithshme, që përkrahet nga të gjithë.

XS
SM
MD
LG