Lidhje

Angioplastia - 2002-04-23


Për një të sëmurë nga zemra si Charles Mohr, kishte vetëm dy rrugë; trajtimi me anë të ndërhyrjes arteriale apo me ilaçe për shpërbërjen e doçkave të gjakut.

"Mjeku më tha se se kisha pësuar një goditje në zemër. Më shtrinë në shtrat dhe filluan të më jepnin serume dhe kështu filloi trajtimi."

Charles Mohrit iu bë një ndërhyrje në arterie me angioplasti për zhbllokimin e artereve. Por vetëm 1 e treta e të sëmurëve si ai kanë fatin e mirë të shkojnë shkojnë në spitale që përdorin këtë metodë trajtimi.

Sipas një studimi të hollësishëm, pacientët që trajtohen me angioplasti kanë më pak gjasa të vdesin sesa ata që për zhbllokimin e artereve trajtohen me ilaçe të posaçme.

Mjeku Thomas Aversano, autor i studimit, pranë universitetit Johns Hopkins thotë se të dhënat tregojnë që ndërhyrja e shpejtë me angioplasti është superiore ndaj terapisë me ilaçe për trajtimin e goditjeve në zemër. Ai thotë se tani po zhvillohen kërkime për të parë nëse kombinimi i angioplastisë me ilaçet mund të jetë një metodë edhe më efektive.

XS
SM
MD
LG