Lidhje

Bisedime përgatitore për takimin Bush-Putin - 2002-04-26


Zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë filluan bisedimet në Moskë në kuadër të përgatitjeve për takimin e nivelit të lartë muajin e ardhshëm midis presidentit Bush dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Diplomatë amerikanë thanë se bisedimet midis nën-sekretarit amerikan të shtetit Richard Armitage dhe zëvëndës-ministrit të jashtëm rus Vjaçesllav Trubnikov pritet të përqëndrohen në operacionet anti-terroriste në Afganistan, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Këto bisedime janë më të fundit në serinë e takimeve mes zyrtarëve të lartë në përgatitje për takimin e nivelit të lartë Bush-Putin. Dje, zyrtarë amerikanë thanë se bisedimet me Rusinë mbi çarmatimin bërthamor po shkojnë mirë dhe se të dyja palët po punojnë rëndë për të përfunduar një marrëveshje para takimit të nivelit të lartë, që fillon në Moskë më 23 maj.

XS
SM
MD
LG