Lidhje

gara iditorad - 2002-04-26


Çdo vit në mars, dhjetëra vetë vijnë së bashku me qentë e tyre në qytetin Anchorage të Alaskës, ku fillon gara e përvitshme e njohur si Iditarod. Para tyre shtrihet një ndër terrenet më të vështira me kushtet klimatike më të ashpra. Destinacioni i tyre përfundimtar është qyteti Nome, mbi 1 mijë e 600 kilometra larg. DEE DEE JONROWE Kjo garë shoqërohet me shumë rreziqe. Shkëputja nga ekipi, apo dëmtimet e gjymtyrëve. Vjet një pjesëmarrës pësoi plagosje në kokë, thotë Dee Dee Jonrowe, një ndër konkurentët më të famshëm të Alaskës dhe një pretendente e fortë e garës Iditarod. Dee Dee merr pjesë për të 20-tën herë në këtë garë, por vetëm një vit iu afrua titullit të kampiones, kur doli në vend të dytë. Dee Dee dhe i shoqi jetojnë në veri të Anchorage, ku kujdesen për 86 qen të racës Husky, të cilët stërviten për të duruar udhëtime të gjata në kushte moti të ashpër. DEE DEE JONROWE Unë kam çerdhen ku kujdesem për këlushët e vegjël. Kam, si të thuash edhe qendrën e të moshuarve për qentë më të vjetër. Gjithashtu kemi edhe ekipin e garave. Gjithë këto qen, por më pëlqen të kujdesem për ta. Ray Redington ka marrë pjesë 13 herë në garën Iditarod. Këtë vit vendosi të mos konkurojë. music and saw

XS
SM
MD
LG