Lidhje

Gjermani: zi në shkollën e mesme për 16 viktimat - 2002-04-28


Ministri i jashtëm gjerman, Joshka Fisher, iu bashkua qytetarëve që mbajnë sot zi në Shkollën e Mesme “Johann Gutenberg” për 16 personat e vrarë me armë zjarri nga një student i përjashtuar. Zyrtarë të policisë thonë se hakmarrja ka qenë motivi i kësaj dhune të tërbuar. Ata thonë se autori i saj, 19-vjeçari Robert Steinhauser, ishte përjashtuar nga shkolla për paraqitje justifikimesh të fallsifikuara dhe mungesa në shkollë. Autoritetet thonë gjithashtu se 19-vjeçari ishte një qitës i stërvitur dhe pjesëtar i dy klubeve të qitjes, i cili kishte qëlluar "profesionalisht" shumë nga viktimat e tij në kokë. Steinhauser vrau 13 mësues, dy studentë dhe një polic, përpara se t’ia kthente armën vetes pas përleshjes me një mësues tjetër.

Sipas policisë, mësuesi kurajoz, Rainer Heise, i dha fund kësaj masakre të tërbuar duke u kacafytur me djalin, duke ia hequr maskën dhe duke e mbyllur në një dhomë.

Steinhauser vrau veten përparase policia të mbërrinte në vendin ku ndodhej. Kancelari gjerman Gerhard Schroeder tha se një ceremoni e përmortshme për viktimat do të mbahej më 3 maj.

XS
SM
MD
LG