Lidhje

Takimi Bush-Hu - 2002-05-01


Nën-presidenti i Kinës, Hu Gjintao, paralajmëroi se shitjet amerikane të armëve të sofistikuara Taivanit mund të dëmtojnë marrëdhëniet amerikano-kineze.

Nën-presidenti Hu, i cili pritet të bëhet udhëheqësi i ardhshëm i Kinës, i bëri këto komente gjatë një fjalimi në Washington, disa orë pasi u takua me presidentin Bush në Shtëpinë e bardhë. Ai e cilësoi çështjen e Taivanit si më të ndjeshmen në marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Pekinit dhe u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të vazhdojnë politikën e tyre të një Kine të vetme.

Presidenti Bush tha më parë se është i kënaqur me statusin e marrëdhënieve amerikano-kineze dhe shprehu bindjen se çdo mosmarrëveshje mund të zgjidhet në mënyrë konstruktive.

XS
SM
MD
LG