Lidhje

Dita e lirisë së shtypit - 2002-05-03


Organizatat për të drejtat e mjeteve të informimit paralajmëruan rreth kërcënimeve që i kanosen lirisë së shtypit nëpër botë dhe u bënë thirrje qeverive që të shtojnë përpjekjet për mbrojtjen e gazetarëve.

Në raportin e saj vjetor me rastin e 3 Majit, Dita e Lirisë së Shtypit nëpër Botë, shoqata ”Gazetarë pa kufij”, me seli në Paris, vë në dukje se vitin e kaluar 31 gazetarë humbën jetën dhe 110 të tjerë ishin nëpër burgje në fund të vitit. Në raport thuhet gjithashtu se mbi 500 gazetarë u arrestuan gjatë vitit 2001.

Ndërkohë, edhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve lëshoi raportin e tij vjetor, në të cilin radhit vendet, ku gjendja është më e vështirë për gazetarët. Në krye të listës është Bregu Perëndimor, ndërsa Kolombia dhe Afganistani janë në vend të dytë e tretë

XS
SM
MD
LG