Lidhje

Filmi i ri i Woody Allen - 2002-05-03


Woody Allen është skenaristi, regjizori dhe aktori në filmin e tij të fundit komik Hollywood Ending. Ai luan rolin e një regjizori dikur të famshëm i cili më në fund arrin të ketë në dorë një projekt të suksesshëm por vetëm se mendon se është i verbër. Humori krijohet kur ky fakt iu mbahet i fshehtë aktorëve të filmit.

Personazhi i Allen quhet Waxman. Më në fund ai gjen një projekt në të cilin punon për një drejtor studioje i cili është i lidhur me ish të fejuarën e tij që luhet nga Tea Leoni. Kur fillon të punoj për atë që ai shpreson të jetë suksesi i tij i shumëpritur, Waxman zbulon se është verbuar përkohësisht. Me stilin e tij të mprehtë, Woody Allen përmes filmit ofron një vështim të karaktereve të zakonshëm në situata të pazakonta. Ngjarjet e filmit zhvillohen sigurisht në New York, qyteti më i preferuar ky për Woody Allen. Me Hollywood Ending Allen provon edhe njëherë se ai është më i miri për rolet neurotike. Filmi fillon të shfaqet sonte në kinematë amerikane dhe do të hapi festivalin e Cannes më 15 maj.

Pas interpretimit të veçantë që i bëri vitin e kaluar baletit Romeo dhe Xhulieta, koreografi franko-shqiptar Angelin Preljocaj u kthye përsëri në skenat e Londrës me një variant provokativ të baletit me muzikë të Stravinskit, Riti i Pranverës.

Kjo është një pjesë e luajtur 90 vjet më parë në skenat e Parisit, por stili i baletit modern është shumë më intensiv. Dhe, për trupën e Preljocajt, vështirësia tjetër është se ky koreograf njihet për lëvizjet që kërkojnë energji të madhe fizike. Kërcimtarët duhet të intepretojnë gjithashtu natyrën dramatike të pjesës në fjalë. Edhe për mua vetë, thotë Preljocaj, kjo nuk do të jetë aspak e lehtë, sepse edhe unë po plakem. Megjithëse koreografi franko-shqiptar është marrë me ripërpunimin e shumë veprave klasike si, Lë Spectrë dë la Rozë, Les Noces (Le nocë) dhe Romeo e Xhulieta, ai krijon gjithashtu pjesë krejtësisht origjinale. Stili i tij është eklektik dhe ai e filloi karrierën duke mësuar baletin klasik, ndërsa pastaj filloi të interesohej për levizjet abstrakte dhe mori mësime në Nju Jork. Trupa e Preljocajt do të japë shfaqje në Londër deri nesër.

XS
SM
MD
LG