Lidhje

Takimi Bush-Sharon - 2002-05-05


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, udhëton sot për në Shtetet e Bashkuara, ku do të takohet me presidentin Bush.

Zoti Sharon tha se do të paraqesë një plan për paqe në Lindjen e Mesme. Burime izraelite thonë se plani parashikon krijimin e një zone të ndërmjetme midis Izraelit dhe territorit palestinez.

Prtitet që në takimin e ditës së martë me presidentin Bush, zoti Sharon të paraqesë një dokument 100 faqesh, që sipas Izraelit, lidh drejt për së drejti udhëheqësin palesatinez, Jaser Arafat, me sulme terroriste.

Në takimin e tyre të pestë gjatë 12 muajve të fundit, presidenti Bush dhe kryeministri Sharon do të dikutojnë edhe rreth konferencës ndërkombëtare të paqes mbi Lindjen e Mesme, që sekretari i shteit, Colin Powell, bëri të ditur ditën e enjte. Izraeli ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë apo jo në këtë konferencë, e cila mund të fillojë punimet muajin tjetër. Vendi, pjesëmarrësit dhe rendi i ditës ende nuk janë caktuar, megjithëse radio Izraeli thotë se konferenca do të mbahet në Turqi.

Ndrësa zyrtarët palestinezë kanë bërë komente të favorshme rreth konferencës, disa vende arabe po shprehin skepticizëm. Siria ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë.

Ministri i Jashtëm egjiptian, Ahmed Maher, tha se Izraeli duhet të tërhiqet nga zonat palestineze para se të mund të mbahet një konferencë paqeje. Ai do të takohet sot me zotin Arafat në Ramallah.

XS
SM
MD
LG