Lidhje

Sharon në Shtëpinë e Bardhë - 2002-05-07


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, shkon sot në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me presidentin Bush lidhur me konfliktin izraelito-palestinez. Kryeministri Sharon ka sjellë disa propozime për paqe dhe dokumente, që, siç thotë ai, e lidhin udhëheqësin palestinez, Jaser Arafat, me veprimtari terroriste. Zoti Sharon thotë se udhëheqësi palestinez duhet të përjashtohet nga procesi i paqes. Presidenti Bush tha dje se e kupton zhgënjimin e Izraelit me zotin Arafat. Ai shtoi se edhe ai është në pritje që udhëheqësi palestinez të marë masa kundër terrorizmit. Megjithatë, administrata e presidentit Bush ka thënë se zoti Arafat gëzon mbështetjen e popullit palestinez dhe Izraelit i duhet të hyjë në kontakt me të.

XS
SM
MD
LG