Lidhje

Kalendari Historik 8 maj - 2002-05-08


Më 8 maj të vitit 1886, në Atlanta të shtetit Georgia, një farmacist u shërbeu klientëve të tij një pije të re, që ai kishte bërë në kuzhinën e shtëpisë së tij. John Pembrook dëshironte t’i priste klientët e tij me një pije freskuese, ndërsa ata prisnin për ilaçet e tyre. Ai zjeu së bashku, përveç të tjerash, ujë, sheqer, gjethe kakaoje dhe fara të bimës aromatizuese të kolës. Ai e përzjeu këtë shurup të ëmbël me ujë të ftohtë të karbonizuar dhe e quajti pijen Koka Kola. Kjo pije fitoi menjëherë popullaritet. Shumë shpejt, dyqane të tjera në Atlanta dhe pastaj në qytete në gjithë Shtetet e Bashkuara donin ta shisnin atë. John pembrook u largua nga farmacia e tij dhe krijoi kompaninë Koka Kola për prodhimin e pijes me të njëjtin emër. Koka Kola u bë e njohur në gjithë botën. Formula origjinale e zotit Pembrook për Koaka Kolën vazhdon të jetë sekret dhe mbahet e mbyllur në një nga dhumat e selisë së kompanisë në Atlanta të shtetit Georgia.

Më 8 maj 1963, presidenti John F. Kennedy, shprehu shqetësim për përhapjen e armëve bërthamore. Presidenti Kennedy tha në një konferencë shtypi se mendonte që të paktën 10 vende do të kishin armë bërthamore nga fundi i dhjetëvjeçarit, në rast se përhapja e tyre nuk mund të kontrollohej. Presidenti tha se shpresonte që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik, mund të hynin në bisedime për një traktat të paktën për të pakësuar provat bërthamore. Një muaj më vonë presidenti Kennedy njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të pezullonin provat bërthamore në atmosferë dhe se po zhvillonin bisedime me Anglinë dhe Bashkimin Sovjetik për një marrëveshje për ndalimin e provave bërthamore.

XS
SM
MD
LG