Lidhje

Konferenca e OKB-së për fëmijët - 2002-05-08


Sot në New York fillon punimet konferenca e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, e cila ka për qëllim përmirësimin e shëndetit dhe mirëqënies së fëmijëve në mbarë botën. Siç bëjnë të ditur Kombet e Bashkuara, 6 mijë vetë, përfshirë 60 kryetarë shtetesh pritet të marrin pjesë në këtë sesion të posaçëm tri ditësh të Asamblesë së Përgjitshme.

Organizata botërore thotë se kjo është konferenca më e rëndësishme ndërkombëtare mbi fëmijët në më shumë se një dekadë. Pjesëmarrësit pritet të miratojnë përparësitë e reja si dhe një plan pune për 15 vitet e ardhshme lidhur me çështje si shëndeti dhe arsimi, fëmijët e mbetur jetimë nga SIDA dhe fëmijët që përdoren si ushtarë apo prostituta. Në konferencë merr pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Rexhep Mejdani.

XS
SM
MD
LG