Lidhje

Momçillo Gruban nuk pranon fajësinë në Hagë - 2002-05-10


Një sërb i Bosnjes, i cili ishte komandanti i një burgu gjatë luftës në Bosnje, nuk pranoi fajësinë ndaj 11 akuzave për krime lufte, kur doli sot para gjykatës së Hagës. Momçillo Gruban iu dorëzua vetë javën e kaluar gjykatës së Hagës. Ai është akuzuar për krime lufte, duke përfshirë vrasje, sulm seksual dhe torturimin e të burgosurve në kampin Omarska në Bosnje-Hercegovinën veri-perëndimore në vitin 1992. Gjykata e Hagës ka dënuar tanimë persona të tjerë për krime në Omarska, ku forcat sërbe mbyllën në kamp më shumë se 3 mijë myslimanë dhe kroatë të Bosnjes.

XS
SM
MD
LG