Lidhje

Kongresi miraton paketën për shtimin e buxhetit të mbrojtjes - 2002-05-10


Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi me shumicë dërrmuese votash paketën ligjore që autorizon qindra miliarda dollarë për ushtrinë amerikane.

Paketa përcakton të paktën 383 miliardë dollarë për mbrojtjen dhe mendohet se përbën rritjen më të madhe në dekada në buxhetin për ushtrinë.

Thuhet se kjo masë autorizon përmirësimin e avionëve vëzhgues pa pilot, miliarda dollarë për një lloj të ri avionësh luftarakë ”stealth” dhe fonde për topa të rinj automatikë për ushtrinë, të quajtur Crusader. Senati amerikan po punon për variantin e vet të paketës ligjore.

XS
SM
MD
LG