Lidhje

Izraeli shtyn operacionet ndëshkuese në Rripin e Gazës - 2002-05-11


Forca izraelite po qendrojnë të gatshme pranë Rripit të Gazës, por sispas mjeteve izraelite të informimit, operacionet janë shtyrë.

Televizioni izraelit njofton se ministri i Mbrojtjes, Benyamin Ben-Eliezer, vendosi t’i shtyjë operacionet për shkak të rrjedhjes së informatave rreth planeve të ushtrisë, që i mohoi asaj mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve të befasishme. Ministri i Jashtëm izraelit, Shimon Peres, kishte thënë se operacioni do të vinte në shënjestër vetëm qendrat e terrorit dhe se nuk kishte për qëllim pushtimin e Rripit të Gazës.

Banorët e Rripit të Gazës vazhdojnë të grumbullojnë rezerva ushqimore në pritje të një inkursioni ushtarak izraelit si shenjë hakmarrjeje ndaj shpërthimit vetëvrasës palestinez të ditës së martë që shkaktoi vdekjen e 15 izraelitëve në periferi të Tel Avivit.

Ndërkohë, trupat izraelite u tërhoqen plotësisht nga Bethlehemi. Ballafaqimi 5 javor te Kisha e Lindjes së Krishtit përfundoi dje me mërgimin e 13 ekstremistëve të kërkuar nga Izraeli për terrorizëm. Të gjithë të tjerët që mbaheshin të rrethuar nga forcat izraelite, janë lënë të lirë.

13 palestinezët u dërguan në Qipro, nga ku do të shpërndahen nëpër disa vende evropiane. 26 palestinezë të tjerë të kërkuar u dërguan në Rripin e Gazës dhe mbi 80 civilë u lanë të lirë. Presidenti Bush tha se përfundimi i ballafaqimit në Bethlehem duhet t’i shtojë mundësitë për arritjen e një zgjidhjeje politike të konfliktit izraelito palestinez.

XS
SM
MD
LG