Lidhje

Carter kërkon heqjen e embargos ekonomike - 2002-05-13


Ish presidenti amerikan Jimmy Carter, u tha kubanëve se Kongresi i Shteteve të Bashkuara duhet të heqë embargon ekonomike ndaj vendit të tyre dhe të lejojë shtetasit amerikanë të shkojnë lirisht në këtë ishull komunist.

Në një fjalim që u transmetua dje në radio dhe televizion i pacensuruar nga Havana, zoti Carter e inkurajoi qeverinë e presidentit Fidel Kastro që të lejojë mbajtjen e një referendumi popullor për reformat demokratike si dhe të lejojë Komisioneren e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar të vizitojnë Kubën.

Ai tha gjithashtu se ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara dhe Kuba të ndryshojnë marrëdhëniet e tyre armiqësore dhe se hapin e parë duhet ta ndërmarrin Shtetet e Bashkuara. Por nga ana e tij, Presidenti Bush tha se politika e jashtëme e Shtëpisë së Bardhë nuk do të ndryshojë.

XS
SM
MD
LG