Tre koreanoveriorë të cilët javën e kaluar kishin kërkuar strehim në një konsullatë amerikane në Kinë, arritën në Korenë e Jugut. Azilkërkuesit u larguan nga Kina sot herët në mëngjes dhe udhëtuan për në Seul duke kaluar nga Singapori.
Koreanoveriorët hynë të enjten e kaluar në konsullatën amerikane në Shenyang, duke u ngjitur nga muri i saj dhe qendruan të ngujuar aty ndërkohë që zyrtarët amerikanë dhe kinezë negocionin për fatin e tyre. Të shtunën, dy joreanoveriorë të tjerë hynë në ambasadën kanadeze në Pekin. Fati i tyre ende është në diskutim e sipër.
Ndërkohë, Japonia dhe Kina vazhdojnë debatet lidhur me fatin e 5 koreanoveriorëve që u kapën javën e kaluar nga policia kineze dhe u nxorrën nga territori i konsullatës japoneze në Shenyang.