Lidhje

Zbulim në Turqi - 2002-05-14


Imagjinoni veten duke notuar në ujërat e detit Mesdhe, në kërkim të zbulimit të sfungjerëve të detit dhe ndërsa rrëshqet nëpër një kreshtë në fund të detit, ndodhesh ballë për ballë me ato pjesë të historisë, me të cilat askush nuk është ndeshur në më tepër se 3 mijë vjet. Një zhytës turk po bënte pikërisht një gjë të tillë në bregdetin Uluburum të Turqisë në vitin 1982, dhe, papritur, gjeti anijen më të vjetër të mbytur. Por ishte profesori George Bass ai që mori përsipër detyrën e kërkimeve mbi anijen me një vlerë të paçmuar. Ai është drejtor i Institutit të Arkeologjisë Nautike të Universitetit A & M në Shtetet e Bashkuara: "Një nga gjërat më të çuditshme, është se para se ne të fillonim zhytjen, mendohej që tregëtia detare në epokën e bronzit ishte monopol i grekëve të lashtë dhe tani ne po shohim se sirianët dhe fiset e hershme fenikase të periudhave të hershme të epokës së bronzit ishin detarë dhe tregëtarë mjaft të suksesshëm" thotë profesori.

Zbulimi i anijes së mbytur i dokumentuar në video, filloi në vitin 1984. Kjo anije i përket shekujve të 13 dhe 14 para erës sonë. Dhe këtu nuk kemi të bëjmë me një mbytjen e një anieje të zakonshme. Kjo i përket kohës së mbretit Tut. (Tutankom). Mendojmë se kjo ka qenë anije tregëtare Caanite, ose siriane. Jo thjesht anije tregëtare, por ajo ka qenë një anije mbretërore, dhe me siguri që ajo po udhëtonte nga një mbret tek një mbret tjetër. Për arsye se anija e mbytur ishte varrosur shumë thellë, më tepër se 53 metra në thellësi të detit Mesdhe, zhytësit kishin mundësi të qëndronin vetëm 20 minuta nën ujë, dy herë në ditë. Profesorit Bass dhe ekipit të tij ju deshëm më tepër e 10 vjet dhe mbi 22 mijë zhytje në ujë, për të nxjerrë në sipërfaqe të gjitha objektet dhe thesarin, që i përket shumë vendeve të ndryshme. Mes tyre, profesori Bass gjeti edhe librin më të vjetër të botës, i cili kur ka qenë i ri mund të ngjante më tepër me këtë model me sipërfaqe shkrimi prej dylli bletësh.

Kur përfundoi gërmimi arkeologjik, ekipi i zhytësve kishte gjetur 10 tonë bakër, një ton kallaj dhe me qindra artifakte me vlerë jashtëzakonisht të madhe, midis të cilave skulptura prej fildishi, statuja dhe armë floriri, të gjitha nga vende të ndryshme të botës. Profesori Bass po i sheh frutet e para të punës së tij shumëvjeçare, pas 18 vjetësh: Gjatë viteve ne zbuluam se kemi shpenzuar dy vjet me punë kërkimore, si dhe për konservimin dhe publikimin e fakteve për çdo muaj zhytjesh. Kjo është një punë që shumica e njerëzve nuk e kuptojnë, duket sikur të zbulosh diçka është thjesht diçka e bukur. Ata nuk e dinë se ne na duhen ndoshta 15 vjet për të gjetur se ç’farë kemi zbuluar.

Zbulimi i anijes së mbytur në Ulubururn dhe sendeve të zbuluara atje janë ekspozuar në Muzeun e Kështjellës Bodrum në Turqi.

XS
SM
MD
LG