Lidhje

Moska dhe Roma në një bashkëpunim të ri - 2002-05-14


Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë, Gjeneral Vladimir Ustinov bëri thirrje për më shumë përpjekje për të luftuar korrupsionin. Zoti Ustinov e bëri këtë koment pasi nënshkroi sot në Moskë një memorandum bashkëpunimi me kryeprokurorin e antimafias, Pier Luigi Vigna. Sipas medias ruse prokurori Vigna tha se agjencitë italiane dhe ruse kanë rënë dakord për bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni për çështje të veçanta kriminale në një përpjekje të përbashkët për të luftuar grupet e krimit të organizuar. Krimi i organizuar është një problem serioz në Rusinë e periudhës pas-sovjetike. E ashtuquajtura mafie ruse vepron në shumë vende të botës. Por kur u pyet nëse krimi i organizuar rus ishte një shqetësim i madh në Itali, zoti Vigna tha se ai është më shumë i shqetësuar për grupet kriminale nga Shqipëria, Kolumbia dhe Turqia. Të dy prokurorët diskutuan gjithashtu për luftën ndaj korrupsionit dhe zyrtarëve të korruptuar.

XS
SM
MD
LG