Lidhje

OKB dakort për rishqyrtimin e sanksioneve ndaj Irakut - 2002-05-14


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ra dakord për një rishqyrtim të përgjithshëm të sanksioneve kundër Irakut. Këshilli ku bëjnë pjesë 15 vende, e miratoi sot njëzëri rezolutën, pasi Siria vendosi në minutën e fundit të mbështesë sanksionet e rishikuara.

Sanksionet e reja i forcojnë kufizimet për mallrat tregëtare që Bagdadi mund t’i përdorë për qëllime ushtarake, ndërkohë që lehtësojnë futjen e mallrave me natyrë civile.

Siria po shihte mundësinë për të abstenuar, sepse këshilli hodhi poshtë shtojcat që favorizonin qeverinë e Bagdadit dhe që ishin kundër politikave amerikane ndaj Irakut. Shtëpia e Bardhë i përshëndeti sanksionet e rishikuara, si një hap përpara për popullin e Irakut.

XS
SM
MD
LG