Lidhje

Arafat pranon gabimet - 2002-05-15


Udhëheqësi palestinez, Yasser Arafat, pranoi se ka bërë gabime dhe bëri thirrje për reforma të mëdha brenda Autoritetit Palestinez, por nuk u shpreh qartë se si do të arrihen ndryshimet.

Duke folur sot përpara Këshillit Legjislativ Palestinez në Ramallah të Bregut Perëndimor, zoti Arafat kërkoi një rishikim të të gjitha zyrave administrative dhe ministrore si dhe të forcave palestineze të sigurimit.

Ai propozoi gjithashtu përgatitje të shpejta për zgjedhjet por nuk caktoi ndonjë datë dhe nuk dha hollësi. Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe disa personalitete palestineze kanë kërkuar ndryshime në udhëheqjen palestineze.

XS
SM
MD
LG