Lidhje

Carter përfundon vizitën në Kubë - 2002-05-16


Ish presidenti amerikan Jimmy Carter tha se shpreson që vizita e tij në Kubë të përmirësojë marrëdhëniet midis Havanës dhe Washingtonit në të ardhmen.

Duke folur sot, në ditën e fundit të vizitës së tij, zoti Carter tha se ishte i kënaqur nga vizita por nuk pret që ajo të rezultojë në ndryshime të shpejta e të gjithanshme pas asaj që ai e quajti 43 vjet armiqësi midis Shteteve të Bashkuara dhe Kubës.

Gjatë qëndrimit në ishullin komunist ish presidenti bëri thirrje për reforma demokratike dhe përfundim të embargos tregëtare të Shteteve të Bashkuara ndaj Kubës. Zoti Carter u takua dje me desidentë kuban.

XS
SM
MD
LG