Lidhje

Kalendari Historik 17 maj - 2002-05-17


Më 17 maj të vitit 1875, tifozët e vrapimit me kuaj ishin mbledhur rreth pistës së vrapimit Churchill Downs në Lexington të Kentuckit, për të parë një nga garat më të njohura me kuaj “Kentucky Derby”. Fitues doli kali britanik Aristides, i cili e përshkoi ditancën prej 2,4 kilometrash për 38 sekonda. Pronari i kalit fitoi me kërë rast çmimin prej 3 mijë dollarësh. Në garën e vitit 1926 sponsorët e garave me kuaj filluan traditën e luajtjes së muzikës ”My old Kentucky Home” para fillimit të garës. Koloneli Lewis Clark, rritës kuajsh nga Kentucky, ishte themeluesi i garës Kentucky Derby të kuajve, për të nxitur racën e kuajve amerikanë. Tani kjo garë zhvillohet çdo vit të shtunën e parë muajit maj dhe ajo konsiderohet si gara më e rëndësishme me kuaj për Shetetet e Bashkuara.

Më 17 maj të vitit 1954, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara nxorri një vendim që e nxirrte jashtë ligjit dallimin racor nëpër shkolla. Në vendimin e gjykatës thuhet se ligji i mëparshëm për të patur sisteme shkollore ”të veçanta, por të barabarta”, një për të bardhët dhe një për zezakët, binte në kundërshtim me nenin e Kushtetutës për trajtim të njëjtë para ligjit, si për nxënësit e bardhë, edhe për ata zezakë. Vendimi anulloi përdorimin e sistemeve të ndryshme të shkollës duke u nisur nga raca, pra sipas këtij vendimi të gjykatës, shkollat do të ishin të njëjta si për nxënësit e bardhë, edhe për ata me ngjyrë.

XS
SM
MD
LG