Lidhje

Shtohen tensionet në Kashmir - 2002-05-17


Zyrtarë indianë thanë se trupat pakistaneze dhe indiane shkëmbyen të shtëna armësh në të dy anët e kufirit në Kashmirin e debatueshëm. Zyrtarët nuk thanë në se pati viktima në luftimet, që u njoftua se u zhvilluan sot në mëngjes në rajonet Pora dhe Kathua.

Ky incident ndodhi ndërkohë që qeveria e Indisë përgatitet të informojë sot parlamentin rreth planeve të saj për t’iu përgjigjur një sulmi që ndodhi të martën në Kashmir.

India akuzon tre ekstremistë myslimanë me bazë në Pakistan për sulmin kundër një autobuzi pasagjerësh dhe një kampi ushtarak, nga i cili u vranë 34 veta. Shumica e viktimave ishin pjesëtarë të familjeve të ushtarëve indianë dhe civilë të tjerë.

XS
SM
MD
LG