Lidhje

Kryeministri serb viziton Shtetet e Bashkuara - 2002-05-19


Udhëheqësi serb, Zoran Xhnixhiç, u nis nga Beogradi për një vizitë dy ditëshe në Shtetet e Bashkuara, ku ai do të përpiqet të bind autoritetet amerikane të çbllokojnë ndihmën financiare në dritën e fushatës së kohëve të fundit të vendit të tij kundër presonave të akuzuar për krime lufte.

Zoti Xhnixhiç tha dje se ka në plan të takohet me sekretarin e shtetit, Colin Powell, dhe zyrtarë të tjerë të lartë për ta bërë të qartë pozitën e të dyja vendeve përsa u përket fondeve të bllokuara amerikane.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara bllokuan një paketë ndihmash finbanciare prej 40 milionë dollarësh që ishte caktuar për Jugosllavinë, për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga ana e Beogradit me gjykatën e Hagës për krime lufte.

Kohët e fundit, Jugosllavia miratoi legjislacionin që lejon akstradimin në gjykatën e Hagës të personave të akuzuar për krime lufte, mirëpo deri tani vetëm 6 nga 23 personat e kërkuar janë në duart e autoriteteve të gjykatës ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG